Vdes tragjikisht i riu nga Deçani

07:44 | 20 Shtator 2018
V. S.

 Gjatë ditës së djeshme në mënyrë tragjike në Bjeshkët e Deçanit tragjikisht ka vdekur një i ri nga komuna e Deçanit

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, zëdhënësi i rajonit të Pejës, Driton Rugova.

Infosakt ka mësuar së i riu quhet Eldon Kuqi, 22 vjeçar dhe vdiç tragjekisht në Bjeshkët e Deçanit.

E nga Policia e Kosovës, zëdhënësi i rajonit të Pejës, Driton Rugova, tha për Express se pasi policia arriti në vend të ngjarjes, viktima u dërgua në Spitalin Rajonal të Pejës, aty ku edhe vdiq.

“Në vend të ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ndihma e shpejtë. Viktima mashkull është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës, ku në ora 15:08 nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e tij”, ka thënë Rugova./Express/

 

Shpërndaje në rrjete sociale