Edona Hamza, e cila ka prejardhje nga fshati Dobratin, i Komunës së Podujevës, është përzgjedhur si aktore nga një agjent i Hollywood-it.
Edona, prej kohësh jeton në Kanada dhe ajo tashmë është në prag të jetë njëra ndër fytyrat e kinomatografisë Holliwoodiane.
Se ajo është përzgjedhur nga një agjent i Hollywood-it, i cili do ia menaxhojë karrierën e saj, e kanë bërë të ditur të afërmit e Edonës, përmes një postimi në Facebook.
“Pas një jave të gjatë trajnimi dhe audicioni, ne jemi krenar të njoftojmë se vajza jonë Edona Hamza u përzgjodh nga një agjent i Hollivudit nga departamenti i të rinjve të CTG. Ky agjent do ta përfaqësojë atë në karrierën e saj të re dhe emocionuese në moshë kaq të re në aktrim. Ne jemi shumë krenarë me aktoren tonë Edona. Udhëtimi i Edonës që sapo ka filluar nuk mund të presë për të parë se çfarë ka përpara për të. Duaje vajzën”, kanë shkruar të afërmit e saj, duke i bashkëngjitur edhe foton e mëposhtme:
Selin dhe DJ Gimbo festojnë 1 Qershorin me fëmijët dhe famil...
Dy javë para finales përjashtohet një konkurrent në Ferma VI...
Gjini: Këmba e ushtarit serb s’mund të shkelë në Kosovë deri...
Molliqaj: U vërtetua se vendit i mungon opozita
Kryeministrja socialdemokrat daneze fiton mandatin e tretë p...
Hamza nesër mban konferencë për media