Vogëlushja 1 vjeçare e gjysmë, Hata Lahi nga fshati Lubavec, komuna e Skenderajt ka nevojë për një tretman kirurgjikal jashtë vendit për shkak të një patologjie.
Arsyeja e referimit jashtë QKUK-së është mungesa e përvojës profesionale në vendin tonë për trajtimin e kësaj patologjie mjaft komplekse. Kjo patologji që i ka përfshirë pjesën e barkut dhe të shpinës dhe kërkon një kosto të madhe mjetesh për t’u shëruar.
Familja Lahi për shkak të kushteve jo të mira financiare kërkon ndihmën tuaj, me aq sa keni mundësi të kontribuoni. Ndihma juaj është shpresë për Hatën e vogël dhe familjen e saj, e cila mundësi të vetme për shërimin e vajzës e ka vullnetin tuaj për ta ndihmuar.
Numri i gjirollogarisë: XK051707018600846693
Numri i telefonit: 049609124


Klinika Stomatologjike kryen suksesshëm rehabilitimin protet...
Rama në Tivat për Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Fokus në z...
Dy milionë euro për linjat ajrore: Si do të shpërndahet ndih...
Merz dhe Macron me plan të ri për afrimin e Ballkanit drejt ...
Dy persona therën me thikë në Prizren, policia zbulon detaje...
Pacolli: Kompleksi Memorial “Adem Jashari” po jetësohet, gat...