Një vit pas vrasjes, emisioni “Udhëve” i RTK-së, ka siguruar informacione në të cilat thuhet se në bazë të hulumtimit të dëshmitarëve, urdhri për eliminimin e Oliver Ivanoviqit është dhënë në Beograd.
Konkretisht i gjithë plani për eliminimin e ish-liderit serb të veriut është organizuar nga shërbimet sekrete serbe, përkatësisht shefit të BIA-s.