Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka folur rreth refuzimit të tij për të qenë pjesë në drekën e Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta, pjesë e së cilës ishte edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq, lideri serb në Bosnje Hercegovinë, Milorad Dodik.
Thaçi tha në Opinion të televizionit Klan, që e pa të arsyeshme mospjesëmarrjen e tij për shkak se do të ishte e kot që të debatonte me liderët të cilët nuk e njohin shtetin e Kosovës.
”Ishte me tepër respekt teknik. Por të njëjtën kohë të takohesha me dy presidentët që nuk e kanë njohur Kosovën e të përsëriteshin gjërat e njëjta në të folur, ishte e kot”.
”Do të ishte i panevojshëm një vazhdim i një debati krejt të kotë. Bosnja e Hercegovina ende nuk e ka njohur Kosovën, mban pozicion nganjëherë më të ashpër sesa vet Serbia”.
”Ky ishte edhe qëndrimi im si pozicion i mos-shkuarjes time në Sarajevë, ishte mesazh qortues ndaj Dodik për qëndrimin e Bosnjës në raport me Kosovën”.
Kosova hyn në 10 ditët vendimtare për zgjedhjen e presidenti...
Vjedhje në një kioskë në Mitrovicë të Veriut, hajnat marrin ...
E mitura nga Prizreni largohet nga shtëpia, gjendet duke bas...
Sherr për pronë në Ferizaj, tre të lënduar – policia sekuest...
58 aksidente trafiku e mbi 1800 gjoba të shqiptuara gjatë 24...
Aksion policor në Mitrovicë e Vushtrri, 26 të arrestuar dhe ...