Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në prag të Ditës Kombëtare të Ashkalinjëve ka pritur në takim përfaqësuesit politikë të këtij komuniteti.
Ai gjithashtu ka dekoruar me “Medaljen Presidenciale” deputetin Danush Ademi për kontributin shumëvjeçar në Kuvendin e Kosovës.
Ja postimi i plotë i tij:
Në prag të Ditës Kombëtare të Ashkalinjve prita përfaqësuesit politikë të këtij komuniteti, të cilët çdo ditë japin kontribut për forcimin e Kosovës sonë shumetnike. Institucionet tona do të jenë gjithmonë të angazhuara për promovimin e të drejtave të barabarta për të gjitha komunitetet.
Po ashtu, deputetin Danush Ademi, i cili ka dhënë kontribut shumëvjeçar në Kuvendin e Kosovës, e dekorova edhe me Medaljen Presidenciale.
Kosova është shtëpi e të gjithë qytetarëve të saj, pa dallime etnike apo fetare dhe secili duhet të ndjehet i lirë dhe i barabartë. HTH.
Kuvajti anulon Taravitë në Ramazan pas sulmeve hakmarrëse të...
Situata në Lindjen e Mesme/ Aeroporti i Rinasit: Anulohen fl...
Khamenei u vra, disa iranianë nisën festën në rrugë
Zvicër: Arrestohet i riu nga Kosova, plagosi një maqedonas
Aksident në Gjakovë me 3 të lënduar, njëri nga ta rëndë
Trump: Khamenei, një nga njërëzit më të këqij në histori, ka...