Presidenti Hashim Thaçi ka pranuar se Kosova është duke u përballur me pengesa e vështirësi në zhvillimin e saj, mirëpo tha se është duke u bërë puna më e mirë e mundshme.
Ai u shpreh i bindur se për Kosovën tani e tutje do të ketë vetëm ditë të mira.
Këtë komente Thaçi i bëri në tubimin përkujtimor në nderim të në nderim të 183 dëshmorëve të komunës së Pejës.
Në këtë tubim, kreu i shtetit, tha se vlera e UÇK-së është e paprekshme dhe vlerë që bashkon të gjithë qytetarët pa dallim.
“Edhe pse kaluan 20 vite çdo ditë e më tepër shihet se vlera e UÇK-së është vlerë e paprekshme, një vlerë që bashkon qytetarët pa dallim partie, ideologjie apo lokaliteti, është vlera më sublime dhe e shenjtë e kombit tonë, e shtetit tonë, është një vlerë që e fuqizon çdo ditë e më tepër shtetin tonë, prandaj ju familje të dëshmorëve, ju fëmijë të dëshmorëve të ndiheni krenar me prindërit tuaj, ne me bashkëluftëtarët që dhanë gjithçka që Kosova të jetë e lirë, të jetë e pavarur dhe të lëviz gradualisht drejt anëtarësimit në NATO dhe BE”.
Presidenti është shprehur i bindur se të gjithë kryerësit e krimeve në Kosovë do të ballafaqohen me drejtësinë.
“Unë kam besim që parlamenti i Kosovës në një të ardhme të afërt do ta nxjerrë rezolutën për gjenocidin në Kosovë dhe gjithë kryerësit e krimeve do të ballafaqohen me drejtësinë”, përfundoi ai. /Indeksonline/
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...