Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të takohen sot në Bruksel për të diskutuar lidhur me një marrëveshje normalizuese ndërmjet të dyja vendeve.
Nuk dihet për agjendën e takimit, vetëm se ky takimi do të ndërmjetësohet nga Shefja për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini.
Në faqen zyrtare të Bashkimit Evropian, nuk është bërë e ditur ora e takimit, megjithëse ai pritët të ndodh në mëngjes.
Presidenti Thaçi në Bruksel pritet të diskutojë edhe për çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, temë kjo e cila ka ngritur debat në opinionin publik./Indeksonline/
Bashkëshortja e Adem Mikullovcit po e udhëheq seancën inaugu...
Rama shkon në komunë, e pret betimi për mandatin e dytë
Pacienti largohet nga Enti Special në Shtime
Terrasi në Prishtinë, BE-ja riafirmon angazhimin ndaj Kosovë...
Zelensky përjashton mundësinë e lëshimeve territoriale
Liga e Kampionëve rikthehet me disa duele të zjarrta