Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci ka dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave këngëtarin e mirënjohur Sabri Fejzullahu.
Thaci në një postim në facebook ka thënë se Sabri Fejzullahu pothuajse gjithë jetën e tij ka argëtuar të gjithë me këngën dhe humorin e tij, përcjell arbresh.info.
“Gati tërë jetën e tij Sabriu na ka argëtuar me këngën dhe humorin e tij”, ka shkruar Thaçi
Postim i plotë:
Me Medaljen Presidenciale të Meritave, sot e dekorova një prej këngëtarëve më të pëlqyer të publikun tonë për më shumë se gjysmëshekulli. Gati tërë jetën e tij Sabriu na ka argëtuar me këngën dhe humorin e tij. Na ka treguar bukuritë e jetës, por edhe na ka bërë të mendojmë për detyrat dhe obligimet për shoqërinë tonë. HTH

Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...