As mungesa e energjisë elektrike, as mosliberalizimi i vizave, as rritja e çmimeve nuk mund të shtyjë qytetarët të dalin në rrugë dhe të ngritin zërin për zgjidhen e këtyre problemeve.
Të gjitha këto probleme por edhe shumë të tjera mund të ndryshojnë përmes organizmit të protestave paqësorë, thotë për arbresh.info, Behxhet Shala,kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.
Ndërprerjet e shumta të energjisë elektrike, thotë Shala është arsyeja e parë që qytetarët e Kosovës duhet të dalin në rrugë dhe të protestojnë.
“Më se pari kemi probleme të mëdha me furnizim me energji elektrike. Kompania e cila e ka privatizuar KEDS-in nuk po i përmbahen kontratës dhe po na detyron ende t’i stimulojmë humbjet e kësaj kompanie sikurse nuk po pranon ZRRE t’i kompensoj qytetarët e Kosovës të cilët i ka gënjyer për 50 vite me radhë në emër të rrymës së papagaruar për serbët. Qeveria është dashur ta merr një vendim urdhërues ndaj ZRRE-së që ajo të kompensoj qytetaret e Kosovës”, ka thënë Shala.
Në këtë problem, Shala thotë se Qeveria e Kosovës duhet të penalizojë KEDS-in për shkelje të kontratës sikurse kompania Bechtel Encha që penalizoi Qeverinë e Kosovës.
“Qeveria është dashur të intervenoi dhe të ia bëjë me dije KEDS që të ndërpres marrëveshjen për shkak të mos përputhjes së kontratës. Pra, KEDS nuk po i përmbahet kushteve dhe qeveria duhet ta penalizoj së pari me para sikurse na ka penalizuar neve Bechtel Encha. Qeveria duhet të veproj në të njëjtën mënyrë dhe pastaj nëse nuk ka përgjigj t’ia shkëpus kontratën”, është shprehur Shala.
Arsye tjetër që duhet të protestojnë qytetarët është dështimi me liberalizimin e vizave. Sipas Shalës edhe rritja e çmimeve në këto kushte të rënda ekonomike dhe mos pasja e rezultateve për Kosovën nga dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit janë edhe disa arsye për të protestuar.
“Për vizat fakti që Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet e parapara për viza Kosova nuk mund t’ia heqë vetit vizat po këtë mund të vendos BE. Për shkak të një situate të rëndë ekonomike dhe sociale, qytetarët duhet të protestojnë sepse kemi rritje çmimesh. Qytetarët duhet të protestojnë edhe për shkak të situatës së paqëndrueshme politike përkatësisht bisedimeve me Serbinë e cila nuk po prodhon asnjë efekt pozitiv për Kosovën”, ka thënë Shala.
Përpos problemeve që prekin të gjitha shtresat e qytetarëve të Kosovës, Shala veçon edhe pensionistët dhe studentët. Ai thotë se të dyja këto kategori kanë arsye për të protestuar në Kosovë.
“Pensionistët duhet të protestojnë për shkak të kushteve jo normale ose pensioneve më tepër sociale se sa që mund t’i mbuloj nevojat e tyre. Kanë arsye të protestojnë edhe studentët kanë arsye të protestojnë edhe punëtorët që e kanë pësuar gjatë procesit të privatizimit” shprehet Shala.
Shala thotë se protestat gjithmonë duhet të jenë në mënyrë paqësore dhe të mos lejohet ndërhyrja apo manipulimi i subjekteve politike që të dalin në krye të protestave dhe t’i drejtojnë ato.
Praktikisht deri më tani, protestat gjithëpopullore janë organizuar nga subjekte politike për çështje të karakterit politik, dhe rrallëherë në dobi të përmirësimit të jetës së qytetarëve. /Mira Avdimetaj./arbresh.info/
Rama vlerëson Abdixhikun edhe pas rezultatit të dobët të LDK...
Një person në Suharekë e fotografoi votën dhe e postoi në rr...
CR7: Nuk tërhiqem pa i shënuar 1000 gola
BBC shkruan për fitoren e Vetëvendosjes: Albin Kurtit i hape...
Hoxha: Populli vendosi, PDK qëndroi – Uroj që Kosova t’i ket...
Alarm i rremë për bombë në aeroportin “Adem Jashari”