Ministria e Punëve të Brendshme nesër do të diskutoj lidhur me fushatën e legalizimit të armëve.
Këtë e kanë bërë të ditur përmes një komunikatë kjo ministri.
Aty thuhet se në këtë konferencë për media do të ku do të diskutohet për progresin e deritanishëm, si dhe prezantohen planet konkrete lidhur me këtë fushatë.
Në këtë rast, do të marrë pjesë, z. Izmi Zeka, zëvendësministri i Punëve të Brendshme znj. Alessandra Roccasalvo, u.d. Përfaqësuese e Përhershme e UNDP-së, z. Christian Heldt, ambasador i Gjermanisë si dhe zyrtarë të tjerë vendorë dhe ndërkombëtarë.
Konferenca do të mbahet të premten, më 25 janar 2019, nga ora 10:30 në Ministrinë e Punëve të Brendshme, salla P.02.
Fushata e legalizimit, pjesë e përkrahjes afatgjatë nga Projekti për Sigurinë në Kosovë (KSSP) i UNDP-së, u mundësua përmes kontributit të Ministrisë së Punëve të Jashtme Gjermane.
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...
Çmimet e derivateve në Kosovë, dizeli deri 1.60 euro, benzin...
Inflacioni në Kosovë arrin 6% për shkak të rritjes së çmimev...
Fjolla Morina gëzon fansat me lajmin e ri
Kujtim Hajdaj jep dorëheqje nga Guxo pas pakënaqësive, mbësh...