Ministri i Drejtësisë, njëherësh edhe anëtari i kryesisë së PDK-së, Abelard Tahiri ka kritikuar LDK-në për shkak të mospjesëmarrjes në procesin e dialogut.
Tahiri, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se është i befasuar me LDK-në, pse kjo e fundit ka vendosur të abstenojë në proceset e rëndësishme që po kalon Kosova.
“Pas Rambujesë, pas Vjenës, pas Brukselit edhe pse nuk ka pasur përfaqësues, LDK ka votuar dhe ka qenë gjithmonë konstruktive. Më çudit fakti pse LDK tash ka vendosur të abstenojë nga një proces i tillë”.
“Mendojë se është hera e parë që LDK-së i ka humbur rruga në oborr… Ju si opozitë, pse po qëndroni indiferentë”, i tha Tahiri deputetes Gaxherri, përcjell Telegrafi.
Deputetja e LDK-së Besa Gaxherri në përgjigje të Abelard Tahirit ka thënë se në LDK nuk kanë besuar se presidenti Thaçi do të ishte i gatshëm që të bënte kompromise kaq të dhimbshme deri në shkëmbime territoresh.
Trump paralajmëroi Iranin se sot do ta godasë rëndë
Kosova U17 e mbyll me humbje ciklin kualifikues, rikthehet n...
Erdogan telefonon Starmer: Sulmet ndaj Iranit kërcënojnë sta...
NATO pranon ftesën e Serbisë për ushtrim të përbashkët ushta...
Vuçiq prezanton strategjinë “Serbia 2030”, përfshin Kosovën ...
Putini kërkon ndërprerje të menjëhershme të konfliktit në Ir...