Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ua ka bërë të ditur të gjithë të interesuarve në procesin e falimentimit dhe në proceset tjera të mëpastajmë se fabrikës së llamarinës “Llamkos” në Vushtrri nuk do t’i ndryshohet destinimi, duke u bazuar në kërkesën e Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të “Llamkosit” dhe të një rekomandimi të Kuvendit të Vushtrrisë të datës 27 dhjetor të vitit 2018.
Kushdo që hyn në proceset e falimentimit të “Llamkosit” ose edhe në proceset tjera nuk do të mundë t’ia ndryshojë destinacionin që ka.
Këtë premtim e ka bërë kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri, i cili ka thënë se vendimi është i bazuar në rekomandimin e Kuvendit të Vushtrrisë, të datës 27 dhjetor 2018 e që ishte edhe kërkesë e Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve të “Llamkosit”.
Suedia propozon ndalimin e rrjeteve sociale për të miturit n...
Horoskopi i datës 3 qershor, e mërkurë
Arrestohet 25-vjeçari në Kaçanik, dyshohet se shtiu me armë ...
SHBA-të dhe Irani nisin sulme të reja mes bisedimeve të ngec...
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin ...
PE-ja pritet të votojë raportin për Kosovën