Është ministër i Drejtësisë, por Abelard Tahiri ka dalë shpesh jashtë kompetencave që ka.
Ndonëse cilësohet si përzierje e pushteteve, ministri i Drejtësisë ka bërë veprime që mund të cilësohen si ndërhyrje në prokurori dhe gjykata.
Njëjtë veproi kur kërkoi hetim në rastin e listave të veteranëve.
Por në një intervistë për Frontal në T7, ministri ka thënë se këto bëhen në cilësinë e qytetarit të thjeshtë.
I pari i drejtësisë kosovare në qeverinë e Kosovës mendon që edhe dorëheqja e prokurorit Elez Blakaj tregon brishtësi në sistemin e drejtësisë. Madje ai hap mundësi për dyshime.
Tahiri bënë të ditur që hetimi për keqpërdoruesit e parasë publike duhet të bëhet me patjetër. Qoftë edhe nëse ai është shefi i tij partiak, Kadri Veseli, i cili është përmendur në një letër të Blakajt.
E vet shefi i drejtësisë kosovare beson që procesi i listave dhe verifikimit të veteranëve ka përfshirje të njerëzve që, siç thotë ai, bëjnë pjesë në një rrjet kriminal.
Situata e krijuar sjell nevojën për një proces të Vetingut, të cilën Kosova e kishte në vitin 2010 gjatë kohës së UNMIK’ut, e që sipas Tahirit ky proces duhet të rikthehet, madje shumë shpejt.
Dy persona therën me thikë në Prizren, policia zbulon detaje...
Pacolli: Kompleksi Memorial “Adem Jashari” po jetësohet, gat...
Gjersa u del në krah kriminelëve të dëbuar nga Mali i Zi, Vu...
Protesta për Zvërnecin hyn në ditën e pestë,qytetarët vijojn...
Vendos Komuna e Prishtinës, zgjerohet linja 15
Kusari-Lila: Fuqizimi ekonomik i grave është investim në zhv...