Zyra e BE-së në Kosovë, ka organizuar ngjarjen përmbyllëse për projektin “Fuqizimi i efikasitetit, llogaridhënies dhe transparencës së sistemit gjyqësor dhe prokurorial në Kosovë”.
E, Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, thotë se është me fat që ky projekt është bërë gjatë kohës sa ai është në detyrë.
Tahiri gjithashtu u shpreh optimist se ky projekt do të sjellë rezultate të mira sa i përket angazhimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve të Kosovës.
“Kam pas fatin qe kam punuar me një projekt të tillë, kishim rekomandime shumë të rëndësishme që tashme janë në fuqi. Kur e kemi prezantu si qellim tonin ka qenë nëntori i vitit 2017. Kjo nuk do ishte e mundur pa një punë të përbashkët, jam i bindur që kjo do të reflektoj në rritjen e angazhimit të prokurorëve dhe gjyqësorëve. Do të krijohen mekanizma ku do e rrisin përgjegjësinë ndaj prokurove dhe gjyqtarëve./Arbresh.info/


Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s
Nesër Kosova-Andorra, Foda: Luajmë për fitore
Sonte PDK përmbyll fushatën zgjedhore në Sheshin “Skënderbeu...
“Roli i njeriut do të evoluojë”, eksperti tregon se a mund t...
Ardian Gjini thirrje qytetarëve: Nesër votoni për ndryshim, ...
Parandalohet futja e drogës në Burgun e Dubravës