Shoqata e Sigurimeve e Kosovës e përfaqësuar nga Sami Mazreku – Drejtor Ekzekutiv dhe z. Venhar Hana – Shef i Zyrës Ligjore, sot me datë 16.11.2018 kanë takuar në Romë, Itali, përfaqësuesit e Shoqatës Nacionale të Kompanive të Sigurimit, Maria Rita Arena dhe Roberto Signorini.
Drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës Sami Mazreku ka thënë se ky takim ka për qëllim themelimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit me shoqatat e vendeve të tjera dhe ka një rendësi të veçantë për industrinë e sigurimeve në Republikën e Kosovës.
Në takim janë diskutuar çështje me rëndësi për të dyja industritë e sigurimeve, si në aspektin ligjor, ashtu edhe në atë financiar dhe operativ. Fokus i veçantë i është dhënë modaliteteve që ka ndjekur kjo shoqatë në uljen e numrit të automjeteve të pasiguruara dhe të paregjistruara dhe rritjen e vetëdijes sociale për sigurimet.
Shoqata Nacionale e Kompanive të Sigurimit ka ofruar çdo mbështetje që i nevojitet Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës për të arritur qëllimet e saj në zhvillimin e industrisë së sigurimeve.
Shoqata e Sigurimeve të Kosovës në vazhdimësi do të ketë takime me Shoqata e vendeve si ajo e Hungarisë, Kroacisë dhe vende të tjera.
Zgjedhjet në seri forcojnë narrativin e “shtetit të papërfun...
Mediat Spanjolle “masakrojnë” Mbappen pas suksesit historik ...
Mjeku: Trump duhet të humbasë peshë dhe të stërvitet më shum...
Shqiptarët bashkohen në Malin e Zi/ Historike në Tuz, tre pa...
“Bisedë për rrugën evropiane dhe euroatlantike të Kosovës”, ...
Arsenali hyn në histori me një rekord negativ në finalen e L...