Lokali i vetëm në sheshin “K.Petrovic” në qendër të Bujanocit, i cili kishte qenë në pronësi të serbëve, tashmë ka kaluar në pronësi të shqiptarit dhe kjo ka trazuar serbët lokal edhe pse jo publikisht – kjo i ka shqetësuar ata, duke plasuar informata dhe deklarata në mediat lokale serbe.
Kompania Heba, e cila është në pronësi të kompanisë “Nektar” nga Baçka Pallanka, e ka shitur lokalin në qendër të Bujanocit në të cilin gjendet marketi “Sprint”.
Ky lajm është konfirmuar për mediat lokale serbe nga vet pronarët e Sprint marketit por edhe nga burimet brenda kompanisë Heba, të cilët nuk kanë qenë të kënaqur me vendimin e pronarëve. Kompania Heba kohë më parë ka shitur edhe parcelën e cila gjendet ndërmjet Fakultetit Ekonomik dhe repartit të kompanisë Jumko përballë Shtëpisë së shëndetit.
Transaksioni i mjeteve është kryer ditë më parë, ndërsa pronar i lokalit tashmë është shqiptar nga fshati Lluçan i Bujanocit, i cili jeton dhe vepron në Zvicërr.
Pronarët e marketit Sprint, të cilët për dhjetë vite janë qiramarrës të lokalit që nga privatizimi i Hebës, kanë dashur që nga ajo të blinin lokalin, por në disa raste kanë marrë përgjigje se nuk është në shitje.
Tani ata prisnin që, nëse ata kishin vendosur të shisnin, Heba së pari atyre t’ia ofrojë lokalin për blerje.
Kjo nuk ndodhi, por krejt rastësisht ata ishin informuar se lokali është shitur, kështu që tani shpresojnë të bien dakord me pronarin e ri për të vazhduar dhënien me qira, kanë thënë burimet brenda marketit Sprint, të shqetësuar rreth shitjes së lokalit.
Sipas të dhënave jozyrtare mësohet se lokali në bazë të hapsirës që ka është paguar rreth 150,000 deri 200,000 euro.
Çmimi për metër katrorë i hapsirave tregtare në shesh është 2,500 deri 3,000 euro për metër katror.
Nga ana tjetër sërbët lokal aspak nuk e kanë mirëpritur këtë gjë, sepse sipas tyre blerja e dyqaneve dhe shtëpive nga shqiptarët po rrezikon shpërnguljen e tyre, qëndrim që nuk
Të shtëna me armë zjarri pranë Konsullatës Amerikane në Toro...
Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit të Shqipërisë
45-vjeçari në Suharekë bllokon rrugën dhe sulmon policët me ...
QKUK ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 cent për orë
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...