Shkolla e fshatit Koliq të Prishtinës, sot është përfshirë nga një zjarr. Në Policinë e Kosovës thonë se nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale e nuk ka pasur të lënduar, shkruan Gazeta Express.
Rastin për Express e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se ata janë njoftuar për rastin rreth orës 12, dhe se menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes.
“Rreth orës 12:30 kemi marrë informatën për një rast zjarri në fshatin Koliq të Komunës së Prishtinës, saktësisht në një shkollë. Menjëherë pas marrjes së informacioneve njësitet policore dhe zjarrfikësit janë dalë në vendin e ngjarjes. Zjarri është lokalizuar. Në këtë rast janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, tha Ahmeti për Express.
Tensionet gjeopolitike rrisin çmimet e naftës
Begaj: Viti 2026, moment kyç për konsolidimin institucional ...
Kolumbi, zhduket avioni me 15 persona në bord
Armend Agolli thotë se ai dhe tre delegatë tjerë u përjashtu...
Premton rikthimin e të larguarve nga LDK-ja, Hoti: Mund t’i ...
Deçani mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt