Të jesh Mision i Republikës së Kosovës në New York, si shtet jo anëtar i Kombeve të Bashkuara, e bënë misionin mjaftë të vështirë, por kjo aspak nuk na ndalë për të kryer punën në shërbim të atdheut, thotë në një intervistë për Telegrafin, ambasadorja Teuta Sahatqija, shefe e Misionit të Kosovës në New York.
Ajo theksoi se Serbia, si anëtare e Kombeve të Bashkuara është shumë agresive dhe nuk zgjedhë mjete të minojë sovranitetin e Kosovës në mesin e anëtarëve të KB-së.
Por, sipas saj, Kosova ka miq të fuqishëm si ambasadorja Nikki Haley nga Misioni i SHBA-së, që fuqishëm lobon për njohjen e Kosovës nga shtete e ndryshme, dhe për anëtarësim në organizata.
Duke folur për mbështetjen e ShBA-ve, për formimin e Ushtrisë së Republikës së Kosovës, Ambasadorja Sahatqija, theksoi se gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së, në shtator, kryeministri Haradinaj mori përkrahjen e fuqishme nga Departamenti i Shtetit Amerikan, për formimin e Ushtrisë së Kosovës.
“Ne kemi edhe një Konsullatë në Iowa, e cila në veçanti merret me bashkëpunimin e armatës amerikane dhe asaj të Republikës së Kosovës. Kjo, tregon përkrahjen dhe angazhimin e veçantë që SHBA, ia kushton fuqizimit të FSK-së dhe shndërrimit në saj në Ushtri”, thonë mes tjerash në intervistë znj. Sahatqija për Telegrafin.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës