Gjatë këtij viti, numri i misioneve diplomatike dhe konsullore të Serbisë do të rritet. Kjo është konfirmuar edhe nga buxheti i Serbisë pasi që janë ndarë mjetet financiare për hapjen e zyreve të reja diplomatike në disa shtete të botës.
Qeveria serbe ka në plan që të rrisë ndikimin diplomatik, sidomos në rajonin e Karaibeve, Amerikës së Jugut dhe Lindjes së Mesme.
Me buxhetin e ri, Qeveria serbe ka vendosur hapjen e zyrave diplomatike në Trinidad dhe Tobago, Suriname, Venezuelë, Vietnam, Papua Guinenë e Re, Armeni dhe Palestinë.
Madje, një nga arsyet kryesore për fuqizimin e diplomacisë serbe në botë thuhet se është për ruajtjen e integritetit territorial të vendit dhe forcimin e pozitave në aspektin e shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës, shkruan Indeksonline.
Njëra nga gazetat më të besueshme serbe shkruan se diplomatët serbë duhet të lobojnë në diplomacinë botërore kundër njohjes së Kosovës si shtet dhe moslejimin e pranimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Serbia aktualisht ka 69 ambasada në mbarë botën, 24 konsullata dhe 56 konsuj nderi.
Qeveria serbe ka vlerësuar se diplomacia serbe po fuqizohet çdo ditë e më shumë, duke përmendur si suksese të mëdha tërheqjen e njohjeve të Kosovës si shtet nga disa shtete.
Madje, sipas Qeverisë së Serbisë, në ditët e ardhshme pritet tërheqja e njohjeve të shtetësisë së Kosovës edhe nga shtete të tjera.
Policia zbulon substancë narkotike në burgun e Dubravës, kat...
Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë