Senati Zviceran ka miratuar marrëveshjen për pensionet e kosovarëve, ku një numër i madh i qytetarëve nga Kosova që kanë punuar në Zvicër do të përfitojnë.
Zvicra ka diasporën më të madhe të shqiptarëve të Kosovës pas Gjermanisë. Në Zvicër jetojnë rreth 112,000 persona me shtetësi kosovare.
Megjithatë, numri i njerëzve që vijnë nga shteti më i ri i Evropës është shumë më i madh.
Sipas një studimi nga Zyra Federale e Statistikave në vitin 2015, gati 250,000 njerëz e shpallën gjuhën shqipe si gjuhë të tyre kryesore, ku shumica prej tyre nga Kosova, përcjell tutje albinfo.ch.
Zvicra ka njohur Republikën e Kosovës më 27 shkurt 2008 dhe themeloi marrëdhëniet diplomatike dhe konsullore me Kosovën.
Që atëherë, Zvicra dhe Kosova kanë lidhur marrëveshje bilaterale në shumë fusha.
Këta janë gjashtë kandidatët e vetëm të PSD-së për zgjedhjet...
Kurti takon Zyrtaren për Kosovën në Ministrinë Federale për ...
“Shtëpia e tmerrit” në Spanjë – çifti mbajti të izoluar 3 fë...
Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë
Autoritetet gjermane arrestojnë një 17-vjeçar të dyshuar për...
Ska rrezik për pandemi nga hantavirusi në Shqipëri, ISHP: Nu...