Sekretari i Shtetit të Vatikanit, Kardinali Pietro Parolin, do qëndrojë në Kosovë në një vizitë zyrtare nga 8 deri më 10 qershor.
Sipas një njoftimi të Ipeshkvisë së Kosovës, ai do të ketë pritje në Prishtinë dhe Prizren, ku edhe do të mbahen mesha për nder të tij.
Ky është programi i plotë vizitës së kardinali Pietro Parolin, në Prizren dhe Prishtinë:
8 qershor
23:20 – Arritja në Aeroportin e Prishtinës
9 qershor
11:00 – Mesha e Shenjtë dhe krezmimi në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë
12:30 – Pritja solemne në nder të Kardinalit në Qendrën “BogdaniPolis”, në përdhesen e Katedrales
18:00 – Mesha e Shenjtë dhe rishugurimi i Katedrales Zoja Ndihmëtare në Prizren.
10 qershor
09:00 – 10:30 – Takimi me autoritetet
11:00 – Takimi me klerin dioqezan, rregulltarët dhe rregulltaret, katekistët dhe bashkëpunëtoret laikë në Qendrën “Bogdani Polis”.
Parashikimi i motit për këtë të martë në Shqipëri
Trump: Ka shumë mundësi për një marrëveshje bërthamore me Ir...
Mosekzekutimi i pagave: Punëtorët teknikë të shkollave në Pr...
Sot i jepet lamtumira e fundit 43-vjeçarit që vdiq tragjikis...
KQZ shqyrton përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme të 7 qe...
Moti i ndryshueshëm në Kosovë, me diell dhe reshje lokale sh...