Performanca në inkasimin e të hyrave në Administratën Tatimore të Kosovës po vazhdon të shënojë rritje, e cila po tejkalon objektivat e planifikuara, thotë ATK përmes një komunikate për media.
Në komunikatë thuhet se nëse i referohemi realizimit të të hyrave për periudhën Janar-Korrik 2019, ATK ka mbledhur 297 milion euro, ku në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, janë mbledhur 10.9 % apo 29.1 milion euro më shumë.
Ndërsa, vetëm për muajin Korrik janë tejkaluar planifikimet e parapara për 4.4 milion euro.
Ky trend është si rezultat i zhvillimit të një mori aktivitetesh, në drejtim të përmbushjes vullnetare, luftimin dhe parandalimin e ekonomisë jo-formale, trajtimin e borxheve, si dhe veprime të tjera të cilat janë në prioritet të ATK-së.
Përveç këtyre, pjesë e rezultatit janë edhe reformat brenda institucionit të ATK-së, ku me theks të veçantë është ngritja e llogaridhënies te pjesa e stafit operativ, në drejtim të rritjes së kualitetit të punës, si dhe trajtimi i barabartë i të gjithë tatimpaguesve.
“Këto aktivitete do të vazhdojnë edhe më fuqishëm në pjesën tjetër të vitit, më qëllim të përmbushjes së detyrimeve nga tatimpaguesit, të cilët kanë borxhe të pashlyera në ATK”, theksohet në fund të komunikatës.
Shpërthen te Real Madridi, Arda Guler refuzon t’ia jap dorën...
Arrestohet një arsimtar në Mamushë, dyshohet për keqtrajtim ...
Grenell për zgjedhjet e reja në Kosovë: Zoti po na përgatit ...
Deputetja e LVV: Kur LDK ia mbylli dyert, ne e bëmë Osmanin ...
Vijojnë bombardimet mbi Iran, shpërthime të fuqishme në aero...
Edi Rama uron 7 Marsin me mesazh nga Manastiri: Sa e fortë ë...