Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica i cili po qëndron për vizitë në Gjermani, është takuar me drejtoreshën e akademisë së Landit për Arsim dhe Aftësim Profesional.
Në një postim në Facebook, Reçica ka njoftuar se ka kërkuar mbështetje nga autoritetet gjermane për punësim sezonal të të rinjve, transmeton Indeksonline.
Gjatë qëndrimit tim zyrtar në shtetin e Landit të Baden Ëürttemberg-ut të Gjermanisë, sot u prita në takim në Akademinë e Landit për Arsim dhe Aftësim Profesional nga drejtoresha e kësaj akademie, znj.Elisabett Moser. Kjo akademi tashmë ka një marrëveshje me Kosovën në fushën e arsimit profesional ndërkaq nga përfaqësuesit e Akademisë kërkova që të zgjerohet bashkëpunimi në këtë fushë edhe më tej me shtetin tonë.
Sot, gjithashtu mora pjesë në ceremoninë e diplomimit të 23 të rinjve nga Kosova, të cilët u aftësuan profesionalisht në Baden Ëürttemberg, sipas sistemit dual gjerman. Kërkova nga autoritetet gjermane të lehtësojnë procedurat sa i përket pajisjes me vizë studimore, si dhe krijimin e lehtësirave për punësim sezonal, me qëllim që të rinjtë tanë të kenë mundësitë sikurse të rinjtë tjerë në Evropë.




Shqipëria, Kosova e Kroacia në diskutime për “industri të pë...
Hamza premton rritje prej 50 për qind të pagave dhe pensione...
Limaj vendos logon e PDK-së në profil
‘Salah e preferon më shumë stilin e Slot se sa atë të Klopp-...
Aksident me fatalitet në Ramnishtë të Vitisë, vdes 70-vjeçar...
Temperaturat ekstreme në Britani, Spanjë dhe Portugali shkak...