Dita e Veteranit, është ditë e përkujtimit dhe nderimit për fillin e qëndresës së armatosur e cila filloi me rezistencën e Komandantit legjendar Adem Jashari dhe Familjes Jashari, më 30.12.1991, kundër okupatorit serb.
Kjo ditë, historike, është bërë ditë nderimi edhe për secilin veteran të vendit tonë, të cilët kontribuuan për çlirimin e vendit, ka theksuar Ramiz Lladrovci, pas homazheve në Prekaz, me rastin e Ditës së Veteranit.
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, mori pjesë në homazhet e zhvilluara në Kompleksin memorial në Prekaz, me rastin e Ditës së Veteranit, së bashku me kryetarin e Skenderajt, Bekim Jashari, Ministrin e MPB-së, Ekrem Mustafa, kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, këshilltarin e Kryeministrit, Jahja Lluka, kryetarin e komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, deputetin Bekim Haxhiu dhe nënkryetarin e Skenderajt, Nuredin Lushtaku.
“Ashtu siç dje patëm gatishmërinë dhe përkushtimin për çlirim, deri në sakrificë, sot kemi detyrim ta realizojmë amanetin e dëshmorëve, duke punuar dhe duke ofruar perspektivë për të gjithë qytetarët si zotim i përjetshëm yni për t’i nderuar ata me vepra, por edhe secilin veteran”, ka shkruar Lladrovci.
Irani: Sulmet e Izraelit në Liban rrezikojnë armëpushimin
Kurti në Suharekë premton mbështetje për bujqësinë, nënat dh...
Sami Lushtaku, Uran Ismaili e Fatmir Limaj bashkë në Malishe...
Vashat e Kosovës nisin përgatitjet për dy ndeshjet e fundit ...
Pretendimet për sulme/ Trump: Vijojmë bllokadën ndaj Iranit,...
Protesta për Zvërnecin, protestuesit rrethojnë Ministrinë e ...