Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama në emisionin “Interaktiv” të KTV-së ka thënë se Ushtria e Kosovës nuk do të ketë tanke pasi Kosova është vend i vogël dhe aspiron anëtarësimin në NATO.
Edhe pse ka thënë se është herët të flitet për armatimin që do të ketë Ushtria pas formimit, gjenerali Rama ka thënë se problemi me armatimin është botëkuptimi popullor si ushtri e pajisur me armatim të rëndë.
“Është pyetje që është pak herët që të deklarohemi, por jam i sigurt që pas vendimit politik, do të njoftoheni me kohë. Ditët e hapura [për qytetarët] do të ndodhin edhe në të ardhmen. Dyert tona janë të hapura çdo ditë për qytetarët. Kemi qenë transparent dhe do të vazhdojmë të jemi të tillë pasi nuk kemi çfarë të fshehim. Ne jemi të detyruar që t’i japim llogari qytetarëve, përveç institucioneve. Unë duhet të raportoj dhe të jap përgjegjësi për zhvillimet që ndodhin”, ka thënë Rama.
“Problemin më të madh e kemi te mentaliteti. Strategjia e sigurisë në nivel global ka ndryshuar. Mund të them se nuk do të kemi tanke. Jemi vend i vogël ndërsa qëllimi ynë është që të jemi pjesë e NATO-s. Kur je pjesë e NATO-s është ndryshe”, ka thënë ai./Koha.net/
“Nëse vjen si propozim, po” – komunitetet shprehin mbështetj...
Plenkoviq: Kroacia nuk do t’i bashkohet në këtë moment “Bord...
Tensionet gjeopolitike rrisin çmimet e naftës
Begaj: Viti 2026, moment kyç për konsolidimin institucional ...
Kolumbi, zhduket avioni me 15 persona në bord
Armend Agolli thotë se ai dhe tre delegatë tjerë u përjashtu...