Ajo gjithashtu ka deklaruar se zyrtarët gjerman kanë përjetuar zhgënjim me Aleksandar Vuçiqin sepse kanë pritur që të respektohet marrëveshja në lidhje me zgjidhjen për Kosovën.
Ai ka premtuar se në fund nuk do të kërkojë ndarjen e Kosovës, kufizim me shqiptarët, shkëmbim të territoreve, dhe pastaj, pas shpinës së tyre, ka punuar pikërisht në këtë, vlerëson Rada Trajkoviq, politikane nga Kosova duke komentuar deklaratën e anëtarit të Bundestagut Sigmar Gabriel se Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës në mënyrë që të hyjë në BE.
Ajo për gazetën serbe “Danas” e interpreton këtë deklaratë të Gabrielit pikërisht si reagim ndaj sjelljes së kryetarit të Serbisë dhe përfaqësimit të tij të idesë për ndarje të Kosovës, me çfarë ai e ka humbur besimin të cilin ia ka besuar kancelarja gjermane Angela Merkel.
“Gjermanët këtë mosrespektim të marrëveshjes e kanë përjetuar personalisht. Është e besueshme se Vuçiq plotësisht do të hidhet poshtë, nëse nuk është hedhur deri tani. Gjermania, nga ana tjetër, është shteti më i fuqishëm në Bashkimin Evropian, e cila e kundërshton shumë ashpër ndarjet apo kufizimet në baza nacionale, kështu që ky është rezultat i pritshëm, që ata t’i kthehen bashkëbiseduesve tjerë në Serbi, thotë Trajkoviq.
Ajo thotë se “Gjermanët e kanë gjykuar Aleksandar Vuçiqin, gjegjësisht se ai është tashmë në procesin e fshirjes nga lista”.
Rada Trajkoviq thotë se mafia serbe në veri të Kosovës është problemi më i madh për serbët, njerëzit e zakonshëm të cilët jetojnë në Kosovë.
“Ne në Kosovë nuk kemi asnjë problem me shqiptarët, por me serbët. Gjegjësisht, prioriteti ynë është eliminimi i problemit të cilin e kemi me mafinë në veri të Kosovës, ndërsa normalizimi, pajtimi dhe bashkëjetesa me shqiptarët, kjo tashmë është duke u zhvilluar”, përfundon Trajkoviq./
Begaj uron NATO-n në 77-vjetorin e themelimit: Shqipëria, pa...
I mituri sulmon tre policë në Zubin Potok, përfundon në mbaj...
Babai raporton vajzën e zhdukur në polici, rasti nën hetime
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...
Vdes një person në Lipjan derisa po luante në fushë sportive...
Arrestohet në Pejë një person për kërcënim ndaj Ramush Harad...