Mos-liberalizimi i vizave për Kosovën, korrupsioni, mungesa e energjisë elektrike, çmimet e larta të produkteve janë disa nga problemet për të cilat qytetarët e vendit shprehen të frustruar.
Ata kanë thënë për portalin arbresh.info se do të duhej të mbaheshin protesta për këto çështje dhe për shumë çështje të tjera.
“Ka shumë ankesa, s’ka punësi, liberalizimi i vizave, s’ka punë . Unë do të dilja në protestë nëse do të organizoheshin”, ka thënë një qytetarë.
Ndërsa një qytetar tjetër tha për portalin arbresh.info se disa nuk kanë bukë për të ngrënë ndërsa dikush merr më shumë se një pagë.
“Njerëzit s’kanë bukë për të ngrënë, pse të mos protestojnë. Moti është dashur të bëhen ndryshime, dikush merr 7 rroga punon në 7 vende pune”, ishte përgjigja e tij.
E pavarësisht që shumica e qytetarëve ishin të gatshëm të protestonin nëse dot ë bëhej një protestë, ka edhe të atillë që thanë nuk ka arsye për të protestuar.
“Për liberalizim po, ndërsa për të tjerat mirë i kem punët. Çmimet janë të larta por çfarë të bëjmë. S’kemi për momentin arsye të dalim, kemi punë më të mençura, me datën 14 presim diçka më të mirë”, theksoi ky qytetar.
Ndonëse qytetarët e Kosovës thonë se ka arsye për protesta dhe se vendi nuk është në rrugën e duhur, vizitorët nga vendet e huaja nuk e thonë këtë.
Një vizitorë i cili kishte ardhur nga Londra në Kosovë, e quajti Kosovën si vend të klasit botëror.
“Përshtypja ime është që është një qytet shumë i gjallë, ka shume potencial, dhe ka të gjitha karakteristikat e një qyteti të klasit botëror, dhe mund të jetë një qytet i klasit botëror, dhe e vetmja gjë qe po e mban atë mbrapa, mendoj se janë disa ide të dala nga moda”, theksoi ky vizitor.
Sipas tij populli i Kosovës është tejet i talentuar dhe siç tha ai nuk është e drejt që të mos u hiqen vizat.
“Populli i Kosovës është shumë i talentuar, ky talent mund të ofrohet për pjesën tjetër të botës dhe për pjesën tjetër të Evropës, dhe se nuk është e drejtë që popullit të Kosovës nuk i hiqen vizat, mirëpo shpresojmë qe kjo gjë së shpejti të ndryshoj sepse kemi nevojë për njerëz të talentuar në mbarë botën”, shtoi ai./arbresh.info/
Rama uron Kurtin: Fitorja të shndërrohet në sukses dhe në th...
Bllokohen akset kryesore, fermerët në Greqi nuk heqin dorë n...
Mediat ndërkombëtare: Fitore e qartë e Vetëvendosjes në zgje...
Pacolli e uron Kurtin për fitoren: Ky rezultat konfirmon bes...
Adelina e lumtur me fitoren e LVV-së, rikthen deklaratën se ...
Ali Ahmeti uron Kurtin për fitoren: Kosova ka nevojë për sta...