Ankesat e qytetarëve për çmimin e lartë të parkingjeve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), po arsyetohen nga zyrtarët e këtij institucioni.
Zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu ka theksuar se këto janë çmime të tregut, respektivisht çmimet që i kanë edhe parkingjet e institucioneve tjera.
“Qendra Klinike Universitare e Kosovës, ka disa muaj që ka filluar me digjitalizimin e hyrje daljeve, me ç’rast janë vendosur edhe laurat (portë hyrëse – rampat) në hyrje të tre hyrjeve-daljeve të QKUK-së”, ka theksuar Fazliu.
Ai ka thënë për Telegrafin se në momentin e hyrjes me makina secili nga vozitësit mund të shoh hyrja është 50 cent, e pastaj kjo varet nga orët e qëndrimit.
“Secili vozitës për të hyrë në laurë, shtypë butonin ku del tiketa elektronike digjitale e cila shumë qartë ka të shkruar orën e saktë të hyrjes. Secili vozitës me rastin e daljes lajmërohet tek kabina e daljes ku paguan dhe merr tiketën dalëse”, ka shtuar Fazliu.
Ai ndër të tjera tha se QKUK-ja apelon tek gjithë vozitësit që kanë mundësi të parkojnë veturat jashtë QKUK, mos të mbingarkojnë sipas tij, hapësirat e QKUK-së, të cilat janë shumë të ngarkuara.
“QKUK-ja ka mbi 3 mijë punëtorë, 2100 shtretër, dhe është mjaftë e frekuentuar nga pacientët, familjarët dhe vizitorët e shumtë”, ka shtuar Fazliu.
Ndryshe, në adresën e Telegrafit qytetarët kanë raportuar për çmimin e lartë të parkingjeve në QKUK, duke thënë se ky çmim është i lartë dhe i padrejtë. /Telegrafi/
Osmani sot pret në takim Presidentin e Hungarisë
Tajlanda kryen sulme ajrore ndaj Kamboxhias pas përleshjeve ...
Këmbësori goditet nga motoçikleta në Prishtinë
Arratisen tre persona nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lip...
Xabi Alonso flet për shkarkimin e mundshëm pas rezultateve n...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju