Përfaqësues të pacientëve kërkojnë që auditimet klinike të përfshihen në ligj, QKUK ka prioritete tjera
Cilësia e shërbimeve shëndetësore në Kosovë, nuk është në nivelin e duhur. Kështu thonë përfaqësues të pacientëve kosovarë.
Ekziston një mekanizëm i cili në detaje sqaron të dhënat për trajtimin e pacientëve nga ana e stafit mjekësor.
Auditimet klinike janë një sistem i analizave që kryesisht lidhen me të dhëna të sakta në lidhje me procedurën e trajtimit të pacientit nga ana e stafit mjekësor, saktësinë në dhënien e terapisë, kualitetin e jetës së pacientëve dhe të dhëna tjera që lidhen direkt edhe me shkaktarët e vdekjes.
Në Kosovë, ky sistem analizash është kërkuar të përfshihet në ligjin e ri për shëndetësinë.
Besim Kodra, drejtor në Shoqatën e të Drejtave të Pacientëve thotë se zbatimi i këtij sistemi analizash në institucionet vendore shëndetësore do të ndikonte direkt në ngritjen e nivelit të kaulitetit të shërbimeve publike.
“Kosova ende nuk ka një sistem të auditimeve klinike edhepse është shumë e nevojshme…”.
Është pikërisht kjo shoqatë që ka propozuar që Auditimet klinike të jenë pjesë e secilit repart në QKUK e edhe në spitalet tjera.
https://www.facebook.com/Televizioni7/videos/252932565567905/
Por, në Qendrën Klinike Universitare, thonë se kanë prioritet insfrastrukturën brenda klinikave të institucionit më të madh publik shëndetësor.
Zyra e drejtorit SHSKUK ju njofton se menaxhmenti i SHSKUK-së, është përqëndruar në investime që kanë munguar për vjet të tëra. Pra, në sjellje të paisjeve të reja moderne, përmirësim infrastrukturës, përmirësim menaxhimi. Poashtu, po punohet në protokole klinike dhe adaptime tyre, për të mbërri në nivel për të bërë auditime klinike. Pra, është duke u punuar intensivisht për të plotësuar parakushtet e nevojshme.
Vendet e avancuara kanë në spitale praktikën e auditimeve klinike. Për t’u realizuar një sistem i tillë, është e domosdoshme të hartohen edhe protokollet shëndetësore, nga i cili direkt merren të dhënat për auditim.
Sipas përfaqësuesit të shoqatës së pacientëve, ka disa klinika që e kanë më të domosdoshme t’I kryejnë auditimet klinike.
Pavarësisht propozimit, në shoqatë thonë se nuk kanë shumë pritje që një sistem i tillë të miratohet për përfshirje në ligjin e ri nga ana e Ministrisë.
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...
Paralajmërime për mot të ftohtë dhe erëra të forta në Britan...
Thyhen 7 vetura në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë, ...
Sy më sy, Labi dhe Fjolla përplasen ashpër
“Uniteti i Ukrainës ka më shumë rëndësi”/ Zelensky mesazh pë...