Përderisa të gjithë krerët e institucioneve në vend shprehen të bindur që këtë vit Kosova do të anëtarësohet në organizatën e INTERPOL-it, një gjë të tillë për “Zërin” e kanë pohuar edhe zyrtarë nga Qeveria e Kosovës.
Zyra e kryeministrit në një përgjigje dhënë “Zërit” ka thënë se presin që Kosova të anëtarësohet në INTERPOL në nëntor të këtij viti.
“Ne besojmë që Kosova do ta marrë aprovimin për anëtarësim në Asamblenë e Përgjithshme të INTERPOL-it, e cila do të mbahet në Emiratet e Bashkuara Arabe në pjesën e fundit të nëntorit 2018”, thuhet në përgjigjen e zyrës së kryeministrit.
Aty po ashtu theksohet se institucionet e Kosovës kanë punuar për një gjë të tillë. “Qeveria e Republikës së Kosovës është duke punuar në vazhdimësi për t’u anëtarësuar në INTERPOL me të gjitha mekanizmat relevantë”, thuhet tutje aty./Zëri/
Jakaj: Nga sot janë 60 ditë afat për zgjedhjen e presidentit
Tahiri i PDK-së: Kuvendi ka dështuar ta zgjedh Presidentin, ...
Tjetër skandal për qeverinë Starmer, arrestohen për spiunazh...
Nagavci fajëson opozitën për dështimin e dy seancave
A shkon vendi në zgjedhje pas dështimit për ta zgjedhur pres...
Haxhiu: I jemi drejtuar Kushtetueses për procedurën e zgjedh...