Në bisedimet në Beograd të enjten, presidenti rus, Vladimir Putin dhe ai serb, Aleksandar Vuçiq do të diskutojnë edhe rreth çështjes së Kosovës, u ka thënë gazetarëve këshilltari i Kremlinit, Yuri Ushakov.
“Çështja e Kosovës do të diskutohet. Situata rreth Kosovës është përkeqësuar pas një sërë provokimesh nga shqiptarët e Kosovës. Kjo është futja e detyrimeve doganore prej 100% për mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina. (Gjithashtu) Ligjet e miratuara nga parlamenti i Kosovës në dhjetor për transformimin e forcave të sigurisë të Kosovës në një ushtri të plotë të Kosovës, çfarë është një shkelje e vrazhdë e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB”, citohet të ketë thënë Ushakov, shkruan Agjencia Ruse e Lajmeve TASS, përcjell Telegrafi.
Sipas Ushakov, në bisedime Rusia po planifikon të përvijojë qëndrimin e saj mbi këtë çështje.
“(Qëndrimi) është i qartë dhe i qëndrueshëm dhe i bazuar në kornizat ndërkombëtare dhe ligjore, duke përfshirë ato të përvijuara në Rezolutën 1244. Ne me siguri do të mbështesim një vendim të kënaqshëm reciprokisht të pranueshëm, i cili do të arrihet nga Beogradi dhe Prishtina, por ne besojmë se çdo zgjidhje duhet të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe të miratuar nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së dhe duhet të përmbushet me të vërtetë”, ka thënë tutje Ushakov.
OKB: Mesatarisht 47 gra dhe vajza vriten çdo ditë gjatë luft...
Vjosa Osmani falënderon presidentin Erdogan për ftesën në Fo...
Kërkohet paraburgim për policin e dyshuar për bixhoz të pali...
Haxhiu deklaron pasurinë, blen banesë 128 mijë euro
OVL e UÇK-së paralajmëron protestë për mosveprim ndaj ligjit...
Shtëpi, banesa dhe kredi/ Pasuria e Abdixhikut mbi 800 mijë ...