Osman Berisha, ndihmës-manipulant në Korporatën Energjetike të Kosovës, sapo ka filluar punën në ndërrimin e tretë të orarit të punës.
Ai, bashkë me kolegun e tij, po përkujdesen që çdo pajisje në Termocentralin B të jetë në rregull.
Përveç Berishës, në punë ishin edhe 60 punëtorët të cilët punuan që operimi të shkonte sipas planit 24-orësh dhe të mos ketë probleme në prodhim.
Inxhinieri në Termocentralin B, Afrim Berisha, ka thënë se gjatë festave janë shtuar edhe ekipet kujdestare, raporton KTV.
Në vizitë te punëtorët për festën e Vitit të Ri ishte drejtori, Njazi Thaçi.
Thaçi tregoi se, pak ditë para festës, është arritur që të përfundohet remonti i bllokut 2 në Termocentralin B.
Kjo ka bërë që dy termocentralet, për festë, të prodhojnë energji me të gjitha kapacitetet.
Pas mesnatës, punëtorët e ndërmarrjes u vizituan edhe nga Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.
Aksident në afërsi të QKUK-së, lëndohet një person
Arratisen tre persona nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lip...
Xabi Alonso flet për shkarkimin e mundshëm pas rezultateve n...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
MD organizon tryezën e përbashkët me Mekanizmat Koordinues L...
Petritsch: Kosova e ka me patjetër të krijojë një qeveri dem...