Shoqëria civile tashmë ka nisur punën për organizimin e protestës, ku do të kërkohet dorëheqja e kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi.
“Shkarkim Prokurorit – Veting Gjyqësorit”, është motoja e kësaj proteste, e cila pritet të mbahet të mërkurën, më 22 gusht, duke filluar nga ora 18:00, dhe vendtakimi pritet të jetë Sheshi “Zahir Pajaziti”.
Për vetëm pak kohë nga thirrja publike nëpër rrjete sociale për të marrë pjesë në këtë protestë është vërejtur një interesim i madh i qytetarëve.
Kjo kërkesë e tyre për të protestuar dhe kërkuar largimin e Aleksandër Lumezit, nga posti i kryeprokurorit të shtetit, ka ardhur pas akuzave të ish-prokurorit Elez Blakaj, për politizim të Prokurorisë kosovare.
Blakaj e ka akuzuar drejtpërdrejt kryeprokurorin Lumezi, se është i lidhur me politikanë ë rëndësishëm të Kosovës, duke e përfshirë këtu kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin dhe Ministrin e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj.
Ish-prokurori Blakaj, ka thënë se Lumezi kishte kërkuar që ndaj Besim Beqajt të mos ngrihej aktakuzë, në rastin e njohur si Afera “Pronto”. Kurse, sa i përket Kadri Veselit, ish-prokurori Blakaj ka thënë se ishte qortuar nga Aleksandër Lumezi, për marrjen në pyetje të kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.
Haxhiu: E mirëpres prezantimin e rezolutës në Kongresin Amer...
“Monitor”: 18% e punëtorëve në Kosovë mezi e mbyllin muajin ...
“Regres me gjyqësorin”, BE pezullon të gjitha pagesat financ...
Barcelona ia rinovon kontratën Flickut
Kërcënoi të shpërthente bombë në Rinas, SPAK dërgon në gjyka...
Sot varroset malishevasi që dyshohet se bëri dje vetvrasje