Ndryshe gjatë ditës së djeshme Prokuroria Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhërin për arrestimin e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka për shkak të kërcënimit të prokurorit special, Afrim Shefkiu.
Kjo për shkak të deklaratës që Zeka e dha në T7 për Prokurorin Special, Afrim Shefkiu duke thënë se do ta ndjekë atë me gjyq, kanun e privatisht.
“Ma përpara ia kisha falë nëse ma kish vra njërin prej fëmijëve në afekt sesa kështu me ia shkatërru njerëzve ëndrrat. Mua më kanë poshtëruar. Unë do ta ndjek këtë prokurorin tëm me gjyq, me kanun e edhe privatisht. Nuk ia fali kurrë poshtërimin. Se njerëzit tash thonë për mua: Kqyre ky hajni i vizave”, ka thënë Zeka në emisionin DPT te Fidani në T7.
Prokurori Special, Afrim Shefkiu ka propozuar 907 dëshmitarë kundër Zekës. Thuhet se 900 prej tyre janë viktima të mashtrimit me viza pune në Gjermani të cilëve u janë marrë hiç më pak se 345 mijë e 700 euro.
Takimi Starmer–Xi në Pekin/ Në fokus, dialogu strategjik dhe...
“Koha po mbaron”, Trump kërcënon Iranin
Përfshihet nga zjarri një lokal në Rrugën B, zjarrfikësit në...
27 vjet nga masakra në Rogovë të Hasit
Irani është “praktikisht i pambrojtur” nëse SHBA-ja e sulmon
Plenkoviç: Kroacia nuk do t’i bashkohet Bordit të Paqes