Pasi presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, nuk po gjen mbështetje as te pozita e as te opozita për ndryshim të kufijve ai ka cituar një deklaratë të presidentit Ibrahim Rugova, dhënë dy dekada më parë. Thaçi këtë javë nuk ka thirrur konferenca të njëpasnjëshme siç ka bërë ditëve të kaluara, idenë e tij për ndryshim të kufijve e ka riaktualizuar sot duke e cituar Rugovën.
Ai thotë se nuk do të ketë ndarje e as shkëmbim të territoreve por do të ketë korrigjim.
“Jo ndarje të Kosovës, por po shkëmbimit të territoreve”, ky ishte qëndrimi realist dhe i guximshëm i Presidentit Ibrahim Rugova në vitin 1994. Ndërsa, qëndrimi im sot si President i Republikës së Kosovës ka evoluar dhe është i qartë: jo ndarje, jo shkëmbim, po korrigjimit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të mundësuar bashkëngjitjen e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës me Kosovë”, ka shkruar Thaçi në FB.
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...