Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar një takim me të parin e Rusisë, Vladimir Putin.
Me këtë rast Thaçi ka deklaruar se Putin ishte i qartë se nëse Kosova dhe Serbia arrijnë një marrëveshje paqësore, Rusia do ta mbështesë atë.
Takimi në fjalë është zhvilluar në Paris dhe ishte i përqendruar në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
“Në Paris takova Presidentin Vladimir Putin, duke u përqendruar në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë, për një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe të detyrueshme. Në këtë temë, Presidenti Putin ishte i qartë: Nëse ju (Kosova dhe Serbia) arrini një marrëveshje paqësore, Rusia do ta mbështesë atë”, ka shkruar Thaçi.

Nis mbledhja e Këshillit Drejtues të PDK-së
Gola në KiE: Kosova me zgjedhje të besueshme dhe demokraci f...
SHBA sekuestron anije iraniane, paralajmërohen bisedime të r...
Aktakuzë ndaj të pandehurit për shitblerje të narkotikëve
Dienit Isufi, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Shpallja e aktgjykimit për rastin ”Banjska” këtë javë