Presidenti Thaçi udhëtoi për Stamboll, ku po merr pjesë në hapjen e aeroportit të ri.
Presidenti i Kosovës dhe ai i Serbisë, Thaçi e Vuçiq, po qëndrojnë me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në hapjen solemne të aeroportit të ri të Stambollit.
Në një foto të siguruar nga Lajmi.net, Thaçi e Vuçiq duke bërë “Family picture” bashkë me krerë shtetesh që po marrin pjesë në hapjen e këtij aeroporti.
Nuk dihen nëse Thaçi e Vuçiq kanë pasur ndonjë takim me njëri-tjetrin, megjithatë presidenti turk shihet si i afërt me të dytë.
Sipas të dhënave të mediave turke, në ceremoninë e hapjes do të marrin pjesë të ftuar të shumtë të huaj, në mesin e të cilëve gjenden edhe krerë shtetesh dhe qeverish, si dhe ministra të transportit. Deri më tani, siç njoftohet, mbi 50 zyrtarë të lartë kanë konfirmuar pjesëmarrjen, ndërkohë që ceremonia do të ndiqet në mbarë botën.
Aeroporti është ndërtuar në një hapësirë prej 76.5 milionë metra katrorë, ndërsa për hapjen e fazës së parë janë investuar gjashtë miliardë euro.
Ndërkaq, faza e dytë pritet të përfundojë deri në vitin 2023. Për ndërtimin e aeroportit, i cili do të jetë më i madhi në botë, janë angazhuar rreth dhjetë mijë punëtorë.
Pas përfundimit të punimeve, aeroporti do të përbëhet nga gjashtë pista të ndara me një kapacitet për 500 avionë, parking të hapur dhe të mbyllur me kapacitet për 70 mijë automjete dhe në vit do t’u shërbejë 200 milionë pasagjerëve.


“Jo direkt votim”, PDK kërkon diskutim për buxhetin 2026
Kuvendi miraton 18.6 milionë euro për forcimin e shëndetësis...
Miratohet kredia prej 629 milionë euro nga BE për Kosovën
Foshnja 8-muajshe rezulton pozitive për kokainë në Spanjë, a...
Milano-Cortina 2026, Josie Baff fiton të artën
Miratohet Plani i Rritjes, Kosova do të përfitojë 882 milion...