Arnaud Gouillon është shtetasi francez të cilit autoritetet e sigurisë ia kanë ndaluar hyrjen brenda territorit të Republikës së Kosovës.
33 vjeçari ishte ndaluar nga Policia e Kosovës teksa kishte tentuar që të futej në Kosovë përmes pikë kalimit kufitar në Merdare.
“Mund te ju konfirmojmë se me vendim te institucioneve kompetente të Republikës së Kosovës, është ndaluar personi në fjalë në pikë kufitare dhe pas përfundimit të procedurave të parapara ligjore të njëjtit iu është refuzuar hyrja në Kosovë”, thuhet në përgjigjen e PK-së .
Ndërkohë në përgjigjen e Policisë së Kosovës edhe përkundër pyetjes së Gazetës Express, nuk janë treguar arsyet e ndalimit.
Por siç kanë raportuar mediat serbe, Arnaud Gouillon kishte planifikuar që ta vizitonte qytetin e Prizrenit dhe qytetin e Artanës, por Policia e Kosovës i kishte thënë se nuk kishte leje që të hyjë në Kosovë.

Për ndalimin e tij nga autoritet kosovare ka reaguar edhe zv.drejtori i ‘Le Figaro’, një prej mediumeve më të mëdha në Francës.
Sipas shkruan Jean-Christophe Buisson, shtetasi francez ishte ndaluar nga Policia e Kosovës në pikën kufitare në Merdare.
Arnaud Gouillon ishte mbajtur për rreth tri orë aty, dhe më pas ishte deportuar për në Republikën e Serbisë.
Bashkë me të siç thotë Buisson ka qenë edhe një prfiti Teodosije i cili shërben në Kosovë.

Shtetasi francez të cilit i është ndaluar hyrja në Republikën e Kosovës ka jetuar për një kohë të gjatë në Serbi, ndërkohë në vitin 2004 kishte themeluar një organizatë joqeveritare të quajtur ‘Solidarity Kosova’, dhe thuhet të ketë ndihmuar banorët serb të cilët jetojnë në jug të qytetit të Mitrovicës.
Gouillon është i martuar me një shtetase serbe dhe është jashtëzakonisht i afërt me Ivica Daçiqin dhe ministrin serb të mbrojtjes Nebojsha Stefanoviq. Kohë më parë Dacic i kishte ndarë atij një mirënjohje që lidhet kinse me veprimtarinë humanitare të organizatës ‘Solidarity Kosova’.
Endrick me gol dhe asistim, Lyon e mposht Parisin në “Parkun...
Australia dhe Japonia nënshkruajnë kontrata për anije luftar...
Juventus shënon fitore të madhe, paraqitet edhe Edon Zhegrov...
Gjendet eksploziv i Luftës së Dytë Botërore në Francë, evaku...
Aksident në Prishtinë, s’dihet për të lënduar
Vitality triumfon në IEM Rio dhe shkruan histori në CS2