Ministria e Punëve të Brendshme së bashku me Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës kanë marrë iniciativën për sigurimin e shëndetit dhe të jetës së policëve të Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës, Sami Mazreku,në rrjetin social Fecebook
“Policia e Kosovës si duket më në fund po trajtohet me më dinjitet nga Qeveria e Kosovës”, ka shkruar Mazreku.
Postimi i plotë:
“Ata na ruajnë neve, e ne duhet të kujdesemi për shëndetin dhe sigurinë e tyre. Policia e Kosovës si duket më në fund po trajtohet me më dinjitet nga Qeveria e Kosovës. Sot në një takim të përbashkët me ministrin e Punëve të Brendshme z.Bejtush Gashin dhe kryetaren e sindikatës së Policisë së Kosovës znj.Valbona Kamberi biseduam për sigurimin shëndetësore dhe jetësore të policëve të Kosovës. Të gjithë u pajtuan, tashme vetëm duhet një vendim Qeveritare për ta jetësuar atë në praktikë”./arbresh.info/
Trupi mban mend atë që mendja harron: Pse reagojmë pa e ditu...
MRI e konfirmon: 150 minuta ushtrime në javë mund ta bëjnë t...
Konjufca: Kur është puna për UÇK-në s’ka parti politike
Reshje të dendura bore në veri të Shqipërisë, autoritetet bë...
Ukraina kërkon një datë për anëtarësim në BE
Vetura godet dy këmbësorë në Pejë