Fusha e transportit publik, e cila ka funksionuar shumë dobët në dy dekadat e fundit në Prishtinë, do të pësojë ndryshime të mëdha, nëse realizohet Plani i Mobilitetit, që pak ditë më parë është publikuar nga Komuna e Prishtinës, hartimi i të cilit ka nisur tre vjet më parë.
Në këtë Plan janë paraparë linja të veçanta për autobusët, transport publik mbi shina, rrjete të këmbësorëve dhe çiklizmit- duke ndarë linjat bashkë kudo nëpër qytet, krijimin e një rrjeti kryesor të autobusëve, pika të reja të transferimit dhe ndërrimit të autobusëve, etj.
Është e rëndësishme të sigurohet se rrjeti i autobusëve lokal do të vazhdojë të përmbushë kërkesën e udhëtimit lokal, duke pasqyruar ndryshimet e ardhshme sa i përket destinimit të sipërfaqeve. Ka shumë shërbime të autobusëve që veprojnë në qytet me disa shërbime që veprojnë në të njëjtat rrugë, si dhe zona ku shërbimet nuk funksionojnë, thuhet në këtë dokument.
Ish-ministri dhe gjashtë zyrtarët e arrestuar për korrupsion...
“Flasim me grushte”, Joshua i bën thirrje Tyson Furyt për nj...
Mbetet pa ujë një zonë në Fushë Kosovë pas shpërthimit të nj...
Amerika kryen sulme “masive” kundër ISIS-it në Siri
Presidenti Begaj: Gazetaria është profesioni më i bukur në b...
Ndez zjarrin, marrin flakë pesë vetura në Prishtinë