Asnjë zyrtar i saj nuk ishte i gatshëm të komentojë në lidhje me zyrtarizimin e kandidaturës së Vjosa Osmanit për kryeministre. Sikur që nuk komentuan dakordimin për të shmangur çfarëdo koalicioni me Partinë Demokratike të Kosovës, shkruan arbresh.info.
Nuk dihet nëse ka një dakordim në lidhje me një koalicion të mundshëm me Lëvizjen vetëvendosje.
Aktualisht në selinë e LDK-së, janë mbledhur anëtarët e kryesisë së kësaj partie.
Një ditë më parë, kjo strukturë vendosi që Osmani të jetë kandidate për kryeministre, dhe Lutfi Haziri të ushtrojë përkohësisht kompetencat e Isa Mustafës.
Zgjedhjet e parakohshme nacionale do të mbahen më 6 tetor./arbresh.info/

“Shihemi”, vjen reagimi i parë nga ekipi i Vjosa Osmanit pas...
Tahiri: Sot shpëtoi demokracia në Kosovë, AAK-ja do të rikth...
Abdixhiku: Po shkojmë në zgjedhje sepse pushteti kërkoi nëns...
Mot me diell e vranësira të mërkurën, pasdite reshje shiu
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...