Vendosja e taksës doganore prej 100 për qind nga Qeveria e Kosovës për importin e produkteve të brendeve ndërkombëtare që prodhohen në Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë, ka rritur importin e këtyre produkteve nga vendet fqinje si Shqipëria dhe Maqedonia.
Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci ka thënë se ndonëse është kohë e shkurtë që të ketë lëvizje të mëdha, vërehet një rritje e lehtë e importit të këtyre brendeve të huaja, të cilat prodhohen në vendet tjera fqinje.
“Është shumë herët të vërehet ndonjë rritje e madhe, pasi që kompanitë e mëdha kanë produkte të tilla në stoqet e tyre, po normalisht që vërehet një rritje e lehtë e importit nga vendet fqinje. Me kohë, këto brende do të zëvendësohen, pasi për shembull, një produkt i një brendi të huaj ka prodhimtari në gjithë Ballkanin dhe nuk është ndonjë problem që të zëvendësohet”, thekson Stavileci.
Stavileci shton se që nga vendosja e taksës 100 për qind për importin e produkteve të brendeve ndërkombëtare që prodhohen në Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë, ka pasur disa hyrje, por ato kanë qenë të lëndës së parë dhe jo të produkteve finale, REL.
Qeveria e Kosovës më 6 nëntor, të viti të kaluar, fillimisht kishte vendosur taksë doganore 10 për qind për produktet e importuara me origjinë nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina. Kjo taksë doganore u ngrit në 100 për qind më 21 nëntor.
Derisa, më 28 dhjetor Qeveria e Kosovës mori vendim që të vendosë taksë doganore 100 për qind edhe për produktet e importuara nga brendet ndërkombëtare që prodhohen në Serbi dhe Bosnje e Hercegovinë.
OVL UÇK: 2026-ta qoftë vit shprese dhe uniteti për mbarë kom...
Basha: Ndërrimi i viteve na jep energji dhe shpresë të re
Reduktime të mundshme në disa komuna për natën e Vitit të Ri
Rama mesazh urimi për fundvit: Rruga drejt BE-së është e pak...
“Gati për festë”, me një fotografi familjare Osmani uron qyt...
Haradinaj: Faleminderit për urimet tuaja e gëzuar për të gji...