Kompania Rajonale e Ujësjellësit ”Prishtina”, njofton konsumatorët e zonave që furnizohen me ujë të pijshëm nga sistemi i Badocit, siç është Hajvalia, Kishnica, Gracanica, Aktashi, zona qendër e Bregut të Diellit, dhe një pjese të lagjes së Muhaxhirëve në Prishtinë, se duke filluar nga mëngjesi i ditës së sotme mund ta ndiejnë mungesën e ujit të pijshëm
Sipas kompanisë, prodhimi i ujit nga fabrika e Badocit është zvogëluar nga 350 l/s në 200 l/s.
“Arsyeja e zvogëlimit të prodhimit të ujit prej 150 l/s, janë disa probleme teknike në stacionin e pompave në fabrikën e Badocit. Me zgjidhjen e këtij problemi teknik, janë duke u marrë intensivisht pjesa teknike në kuadër të drejtorisë teknike të KRU ‘Prishtina’ sh.a”, thuhet në njoftim.
Kongresisti republikan Self: Besim jashtëzakonisht i fortë e...
Mbrojtja e Jakup Krasniqit: Të shpallet i pafajshëm, ta lejo...
Gjendet sasi e arit të fshehur në aksionin e Prokurorisë në ...
Komuna e Prizrenit në mbështetje të marshit të 17 shkurtit n...
ASK: Rritet prodhimi i energjisë nga hidrocentralet
MPB nis fushatë informuese për zbatimin e Ligjit për të Huaj...