Deputetja Vjosa Osmani ka ftuar protestë masive më datën 7 të muajit të ardhshëm. Thotë se vetëm kështu i dëshmohet presidentit Hashim Thaçi se Kosova është e pandashme.
Nëpërmjet një shkrimi në Facebook deputetja e LDK’së thotë se përkrah rezolutën kundër korrigjimit të kufijve, por se kjo nuk mjafton për Thaçin.
“Rezoluta e Kuvendit të Kosovës do të jetë e rëndësishme, por me gjasë e pamjaftueshme, për të ndalur aventurat e rrezikshme të Thaçit në dëm të sovranitetit të vendit. Thaçi mbanë titullin e kampionit për shkelje të Rezolutave të Kuvendit”, shkruan Osmani në Facebook.
“Prandaj, më 7 shtator, kur Thaçi udhëton për Bruksel për të bërë edhe një hap tutje drejt ndarjes së Kosovës, ne qytetarët e Kosovës, do të duhej të protestonim paqësisht, por masovikisht, për t’i dëshmuar atij dhe kujtdo tjetër që Kosova është një dhe e pandashme’, shton ajo.
Partitë opozitare kanë kërkuar seancë të jashtëzakonshme para takimit të Presidentëve të Kosovës e të Serbisë në Bruksel.
Në këtë seancë të jashtëzakonshme partitë opozitare po kërkojnë të votohet një rezolutë, për siç kanë thënë ata të mbrohet integriteti territorial.
Rezoluta e tillë është përkrahur edhe nga kryeministri Ramush Haradinaj.
Bisedimet bërthamore ShBA-Iran do të rifillojnë sot në Gjene...
Moti sot në Shqipëri
Kërkohet drejtësi për gratë shqiptare të dhunuara gjatë luft...
Komisioni për Integrime Evropiane shqyrton dy marrëveshje me...
Mot sot kryesisht i vranët
Rrahu e kërcënoi nxënësit e shkollës fillore në Kamëz, shpal...