Organizatoret e Protestoj, kanë bërë publike hartën e vendeve në të cilat do të frekuentojnë gjatë protestës së sotme që do të mbahet për shkarkimin e kryeprokurorit Aleksandër Lumezi si dhe vetingun për gjyqësorin.
“Përmes këtij email-i po ju njoftojmë se shoqëria civile që vepron nën ombrellën e “#protestoj” organizon protestën e radhës si pasojë e ndërhyrjes së politikës në sistemin e drejtësisë.
Tashmë është e qarte se prokuroria është në shërbim te politikes. Edhe po të ketë prokuror/e si Elez Blakaj qe ka vullnet për ta luftuar korrupsionin, do te pengohet nga Kryeprokurori Aleksandër Lumezi dhe Kryeministri Ramush Haradinaj. Qytetari i Republikës në rrethana të tilla duhet të jetë në krye të përgjegjësive dhe detyrave të veta qytetare. Sot, detyrë është kërkesa për shkarkimin e Kryeprokurorit Lumezi dhe fillimin e procesit te vetingut për gjyqesorin e vendit tonë”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.
Protesta mbahet sot ora 18:00 te Sheshi “Zahir Pajaziti” fillon tubimi dhe marshi drejt zyrës se Kryeprokurorit dhe Zyres se Kryeministrit./arbresh.info/
Kanye West në Tiranë, koncerti gjigant pritet t’i sjellë 120...
17 intervenime në Prishtinë e Fushë Kosovë nga erërat e fort...
Vjosa Osmani prezanton Albulena Bilallin si kandidate për de...
Zyrtari i Pentagonit: Lufta me Iranin deri tani ka kushtuar ...
Lah Brahimaj nuk garon për deputet në zgjedhjet e 7 qershori...
Ku ndryshon hantavirusi nga COVID-19?