Analisti politik, Imer Mushkolaj, thotë se përkundër mesazheve se dialogu duhet të fillojë i pakushtëzuar, ideja për shkëmbime territoriale mbetet.
“Një mesazh që u dha është që dialogu me vazhdu në një farë forme dhe vetë fakti që nuk u përmend shkëmbimi territorial nuk do të thotë që është heq nga agjenda. Pra nuk e shoh si dominim as idenë kundër shkëmbimit territorial apo pro shkëmbimit, më shumë e shoh si triumf idesh që megjithatë dialogu duhet të vazhdoj i pa kushtëzuar. E kur po them i pakushtëzuar, unë e kam kuptuar se nuk duhet me e kushtëzu me heqjen e taksës, vazhdimin e dialogut”, deklaroi Mushkolaj për arbresh.info.
Sipas Mushkolaj, ideja e shkëmbimit territorial ose ndryshimit të kufijve vazhdon me qenë e gjallë. Ai përmend që njerëz të rëndësishëm në SHBA e përkrahin këtë ide.
“Nuk mendoj që në Berlin është mbyll ideja e shkëmbimit territorial dhe kufijve. Ideja vazhdon me qenë gjallë. Mos të harrojmë që në SHBA ka njerëz të rëndësishëm të administratës që e përkrahin këtë ide dhe në Berlin u tha vetëm qëndrimi i dy shteteve të rëndësishme të BE-së, Gjermania dhe Franca. Por, e dimë cili është qëndrimi i SHBA. Pra, në këtë logjikë mendoj që nuk është mbyllur çështja e shkëmbimit të territoreve ose e korrigjimit të kufijve”, vlerësoi ai./arbresh.info/
Guardiola i zhgënjyer me barazimin me Chelsea-n
32 oficerë kubanë të sigurisë u vranë gjatë kapjes së Maduro...
Shtyhet gjyqi i Veliajt/ Mungon avokati i kryebashkiakut
Thumbon Xheneta: Më shpesh lahet macja ime sesa banorët e “B...
Trump paralajmëron udhëheqësit e Venezuelës: “Bashkëpunoni” ...
Sali Berisha në SPAK/ Dosja “Partizani”, paraqitet për masën...