Nismës Socialdemokrate sot iu ka bashkuar profesori universitar Fatmir Çollakaj.
Sipas Nismës, ardhjet e anëtarëve të rinjë nuk kanë të ndalur, ata çdo ditë e më shumë po e pasurojnë Nismën Socialdemokrate me kuadro të profileve të ndryshme.
“Sot kryetari Limaj, bashkë me kryetarin e Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi, i kanë uruar mirëseardhje Prof.Ass.dr. Fatmir Çollakaj, profesor universitar. Prof. Çollakaj ka një bagazh të madh akademiko-shkencor në fushën e shkencave juridike. Ai ka punuar dhe mbajtur trajnime për shumë institucione në vend, kryesisht në fushat e sigurisë dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Prof. Çollakaj, ka falënderuar Nismën Socialdemokrate që i ka hapë derën dhe i dha mundësinë për të qenë aktiv në politikë. Kryetari Limaj dhe kryetari Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi, thanë ndër tjerash, Kosovës më shumë se asnjëherë i duhen këto kuadro, që bashkarishtë t’i shtyjmë projektet për Kosovën. Nisma Socialdemokrate është kthyer në adresën më të besueshme për qytetarët e vendit, ku çdo ditë aderojnë kuadro të reja”, ka thuhet në njoftimin e Nismës.
Gjenden mbetje eshtërore që dyshohet se i përkasin një perso...
Vjedhje e rëndë në Prizren, hajnat marrin para, stoli ari dh...
Bilanci 24-orësh i Policisë së Kosovës: 44 aksidente trafiku...
Zvicra pezullon vendimet e aplikimit për azil nga iranianët
Çmimi i naftës bie pas paralajmërimit të Donald Trump ndaj I...
Theret me thikë një person në Kaçanik, arrestohet i mituri