Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, është duke zhvilluar një takim me ministrin e Ekonomisë së Maqedonisë Veriore, Kreshnik Bekteshi.
Në këtë takim që po mbahet pa praninë e medieve, pritet të diskutohet rreth reciprocitetit tregtar të cilën e kishte marrë Kosova, kur Maqedonia e Veriut filloi të ndaloi importin e prodhimeve kosovare me arsyetim se Agjencia kosovare e ushqimit nuk është e akredituar sipas standardeve evropiane, raporton arbresh.info

Kosova reagoi duke vendosur bllokim për import të patates dhe mjaltit. Të dhënat e fundit të Entit të statistikës tregojnë se këtë vit për dallim nga viti i kaluar, eksporti është rritur për 38,6%. Në Kosovë në vit eksportohen 1000 ton patate ndërsa eksporti i mjaltit kap shifrën prej rreth 400 mijë euro në vit.
Arbresh.info, do t’ju informojë ndërkohë duke raportuar direkt nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

Agjencia e OKB-së: Mburoja në Çernobil kundër rrezatimit “hu...
Samiti “Time To Decide Europe 2025”, Rama: Shqipëria u çmua ...
PDK garon me numrin 130 në zgjedhjet e 28 dhjetorit
123 – numri që do të mbajë LDK për zgjedhjet nacionale
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, ky është numri me të cilin garon N...
Numri 129 i takon AAK për zgjedhjet e ardhshme