Mbahet takimi i Rinisë Katolike me moton “Bëjeni jetën tuaj një kryevepër”, ku pritet të jenë të pranishëm rreth 1000 të rinj nga gjitha pjesët e Kosovës, priftërinj katolik dhe mysafirë tjerë. (Katedralja Shën Nënë Tereza në Prishtinë, ora 9:00)
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj merr pjesë në shënimin e 14- vjetorit të themelimit të gjimnazit “Loyola”, në Prizren. (Gjimnazi “Loyola”, në Prizren, ora 10:00)
Instituti i Medies i Kosovës në bashkëpunim me South East European NETWORK mban trajnimin njëditor me temën “Dezinformata dhe lajmet e rreme”. (Hotel Sirius, ora 10:00)
Me rastin e 20-të vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve Dalip I. Behra dhe Bekim I. Gashi nga Krusha e Madhe, vendosen lule te varrezat e dëshmorëve. (Ora 10:30)
Me rastin e 20-të vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve Dalip I. Behra dhe Bekim I. Gashi nga Krusha e Madhe, bëhen homazhe tek vendi i rënies sipër fshatit Krushë e Madhe. (Ora 11:00)
Në shkollën ekonomike IPEDU në Ferizaj, shpërndanë mbi 600 kompjuter për shkollat e mesme, donacion i fondacionit SOLON nga Zvicra. (Ora 11:00)
Klodi me pëlqim për Benitën?
LVV-ja konfirmon dëmtimin e varrit të Astrit Deharit: Jemi n...
Afati i sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, Cakolli: KQZ ...
S’ka pajtueshmëri për votat me postë, KQZ shkon në pauzë
Indonezi: Mbi 900 të vdekur nga përmbytjet, rreziku i urisë ...
Elezi: Më 7 dhjetor, në orën 23:59 mbyllet afati i subjektev...